Asamblistja e AAK-së në Suharekë i bashkohet PDK-së

Asamblistja e Kuvendit Komunal në Suharekë nga radhët e AAK-së, Besa Kuqi, ka braktisukur këtë parti për t’u bashkuar me PDK-në.

Lajmin e ka bërë me dije vet Kuqi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“Të nderuar miq, qytetarë të Therandës, me lejoni që së pari t’i falënderoj të gjithë përkrahësit e mi që me besuan që unë të jem pjesë e Asamblesë Komunale në Suharekë. Dua t’i siguroj që gjithmonë do të jem përkrah tyre, por asnjëherë duke i dëmtuar ata dhe veten brenda një anije ku kapiteni i saj e dërgon drejt fundosjes”.

“Po ashtu falënderoj kolegët e partisë së AAK-së për bashkëpunimin që e patëm deri me sot. Me lejoni të ju njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e grupit të AAK-së. Nga sot rrugëtimi im politik vazhdon në PDK. Arsyet pse kam marr këtë vendim janë të shumta dhe të shëndosha, andaj besoj që së bashku do të vazhdojmë drejt sfidave të reja të cilat do të na bëjnë më të fort drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Kuqi.

Dega e PDK-së në Suharekë është duke u drejtuar nga profesor Ramë Vataj, i cili në të kaluarën ka qenë edhe rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

/Epoka e re/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit