14.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Paraburgosen dy persona të dyshuar për vrasje në Prizren

Dy persona të dyshuar për vrasje dhe armë pa leje, janë paraburgosur në Prizren.

Të dyshuarit janë D.K., dhe M.XH, transmeton “PrizrenPress”

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndalur një person me inicialet F.M., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me inicialet D.K., dhe M.XH., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Vrasja”, “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për sekuestrim të përkohshëm:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim, në Gjykatën Themelore në Prizren, nën dyshimin se të pandehurit D.K dhe M.XH., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ku me këtë rast janë sekuestruar:
– Një armë gjysmë automatike M 47 dhe
– Tridhjetë (30) fishekë.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Më Shumë

Më 16 prill premiera e filmit “Karma”, do të shfaqet në Prishtinë e Prizren

Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë KARMA, me regji dhe skenar nga Esat Fejza...

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

Lajmet e Fundit