Për një ditë, 13 aktakuza kundër 16 personave në Prizren

Prokuroria Themelore Prizren në Prizren, ka ngritur 13 aktakuza kundër 16 personave.

Ata, dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, një i dyshuar për vjedhje me inicialet R.Ç është ndalur për 48 orë, transmeton “PrizrenPress”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndryshimi i njehsorit të shërbimeve”

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit