LDK-ja kërkon shkarkimin e menaxhmentit të “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shkarkojë menaxhmentin e dy kompanive nga Prizreni, asaj të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Krejt kjo sipas tij duhet të ndodhë për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike.

Selmanaj përmes një konference për media tha se këto raste po dëshmojnë se të gjitha pasqyrat financiare në nivelin e pritur dhe se Qeveria nuk ia ka idenë e këtyre aseteve që menaxhon dhe se ka parregullsi të mëdha, transmeton ksp.

Ai mes tjerash ftoi dhe organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit