29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Në Spitalin e Prizrenit furnizimi me barna nga lista esenciale është nën 60 për qind

Furnizim të mjaftueshëm me barna nga lista esenciale dhe me material shpenzues nuk kanë pasur as spitalet rajonale në vend.

Edhe pse kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet publike shëndetësore në vend, pacientët kosovarë po vazhdojnë t’i blejnë nga xhepi i tyre barnat dhe materialin shpenzues mjekësor, të cilat do të duhej të bliheshin nga buxheti prej 234 milionë eurove, sa është ndarë për sektorin e shëndetësisë për vitin 2019, shkruan gazeta “Zëri”.

Në Spitalin e Prizrenit furnizimi me barna nga lista esenciale është nën 60 për qind, furnizim i cili nuk përmbush të gjitha kërkesat e pacientëve.

“Sipas tremujorit të dytë, furnizimi me barna dhe me material shpenzues është rreth 60%. Me barna është 56,12%, me material shpenzues 58,26%”, ka thënë për gazetën shefi i barnatores në Spitalin e Prizrenit, Muharrem Rama.

Ndërsa Naim Sahiti, zyrtar për informim në Spitalin e Pejës, ka thënë për “Zërin” se janë të furnizuar me mbi 70 për qind të produkteve të listës esenciale.

“Furnizimi me barna dhe me material shpenzues është i mirë, diku me mbi 70% të artikujve në listën esenciale jemi të furnizuar. Në rastet kur ka ndonjë mungesë me furnizime të domosdoshme ne intervenojmë me buxhetin e Spitalit”, ka thënë ai.

Përndryshe, as Spitali i Gjilanit dhe ai i Gjakovës gjatë këtij viti nuk kanë përmbushur të gjitha kërkesat e pacientëve për furnizim me barna nga lista esenciale dhe me material shpenzues./ZERI

Më Shumë

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit