1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu

Ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhemdin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte mungesa e të akuzuarit Musliu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit Xheladin Osmani tha se i akuzuari nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

I njëjti bëri të ditur se për sigurimin e prezencës së Musliut në seancën e radhës, do të lëshoj urdhëresë për sjellje me dhunë, Stacionit Policor “Alfa” në Prizren.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet më 26 korrik 2019, në ora 09:30.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se në periudhën kohore 2016-201ë në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2 .

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu akuzohet edhe në një rast tjetër për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ku në seancën fillestare të mbajtur më 26 prill 2019, ai ishte deklaruar i pafajshëm /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

10 mijë euro dëme po llogarit që ka njëri nga banorët në fshatin Carallukë, të Malishevës. E nga komuna thotë se nuk i kanë...

Drini i Bardhë ndan rrugët me portierin Ragip Salihu

Drini i Bardhë ka bërë të ditur sot ndarjen me portierin Ragip Salihu, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar...

Lajmet e Fundit