8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Universitetet që s’u akredituan mund të aplikojnë vitin e ardhshëm, sivjet s’mund të regjistrojnë studentë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka sqaruar se Univeriteti i Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës mund të aplikojnë për akreditim vitin e ardhshëm, por këtë vit akademik nuk mund të pranojnë studentë të rinj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga ORCA, ku thuhet se këto universitete nuk do të mbyllen, por vetëm nuk mund të pranojnë studentë të rinj në vitin akademik 2019/2020.

“ORCA si organizatë monitoruese e KShC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”, THUHET NË NJOFTIM.

PO ASHTU, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), sot nuk u ka dhënë akreditim edhe disa institucioneve arsimore private.

“KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim”, theksohet në njoftim./GazetaExpress

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit