Pastrohen rrënojat e dy objekteve në rrugën “Marin Barleti” të Prizrenit

Me qëllim të evitimit të rrezikut për qytetarë, Drejtoria e Inspektorateve sot ka filluar pastrimin e rrënojave në dy objektet në rrugën Marin Barleti, të cilat gjenden brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit.

Këto dy objekte janë të përfshira në projektin e “Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren”, me ç’rast do të bëhet rindërtimi i tyre.

Ky proces ka filluar pas marrjes së pëlqimeve dhe rekomandimeve të nevojshme nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), Këshilli i Trashëgimisë Kulturore (KTK) dhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkaq edhe punimet po realizohen në mbikqyrje të QRTK-së.

Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që për shkak të punimeve t’iu shmangen qarkullimit në këtë pjesë, ku janë vendosur edhe shenjëzimet e nevojshme për qëllime të sigurisë.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit