22.1 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Dua të mos vish më kurr

Shkruan: Qazim THAÇI

Sa shumë gënjeshtra ke bërë për të shenjtën dashuri
Sa herë ke gënjyer se dashuron ,sa qielli, e sa deti
E sa herë je shtirë kurvë, e përtej kurve se kinse je dashuruar
Prap je një genjeshtare me anktihn e pleqërisë shpirtërore
E qielli ende ka kaltërsi e deti ka valë si dikur
Pos shpirtit tënd mjeran, që e degdisë tutje kurvërisë.

Prapë jeta ka shumë qeshje , shumë vizon në horizont si dikur
E bregu i detit i ngjanë atij premtimi për më shumë dashuri.
Si shtojzavlle sehiresh e shëtit shpirtin e shitur befas me tradhëti
E kush të beson ty me malin ngarkuar të mashtrimit
E kush të fal ty pos mëshirës time se je hiq-gjë në hapësirë
Ti prapë dikend, do ta mashtrosh si një dhelpër plakë
Për ta shitur çmendurin e mbledhur ndër dekada
Por, nëse frynë erë dashurie dikund, ti do të degdisesh
Në oqeanin e tradhëtisë si një shpirtboshe e zemërplasur
Për genjeshtrat, për mashtrimin ,se ke mashtruar vetëm veten tënde

Ik përtej furtunës me mallin e gjelbërimit, se atje veten gjenë
Ik si ushujzë e mbushur me gjakun e prishur njerëzor, se vetëm atë shije njeh
Ik nga hija jote si ankth I mirësisë, se vetëm atë meritë në jetë ke.

Se bota ka mbarësinë e dashurisë si ADN për mbarësi
Se erërat që sjellin behar, do të jenë përherë në këtë nënqiell
Edhe kur vjeshta gjethet në tokë i përplasë të zbedhura si në agmi
Këtu do të ketë një bjeshkë me mall dashurie të ëmbël pa mërzi
Unë e di se ti do të vie patjetër ,por unë dua të mos vish më kurr
Se ditën kur do vje ti do ik dielli, e do bije shi, e kjo është vetëm mërzi
Ti je vetë morti dhe jeta si vdekja që I fshin të gjitha për një ditë
Me furinë e harresës tënde për të shenjtën dashuri.

Më Shumë

Zambaku i Prizrenit, festival i këngës qytetare që ruan traditën muzikore

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i themeluar në vitin 1986 në qytetin e Prizrenit, kryeqendra kulturore dhe historike e Kosovës, prej dekadash...

Përpjekja e fshatarëve të Greikocit për zhdukjen e analfabetizmit (1928–1956)

Mr. sci. Fikret RAMAJ Gjatë tërë kohës së sundimit të Jugosllavisë monarkiste në Kosovë (1918-1941) shkollat shqipe ishin rreptësisht të ndaluara, sikurse edhe librat shqip...

Lajmet e Fundit