14.2 C
Prizren
E diel, 28 Shtator, 2025

Një muaj paraburgim 61 -vjeçarit që vrau gruan në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni që vrau gruan e tij Armenda Aliun.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftim.

Në raport gjithashtu përshkruhet edhe momenti i vrasjes së Aliut.

“Me datë 06.08.2019, rrethë orës 23:18 minuta, në lagjen “Jeta e Re”, i pandehuri me iniciale B.V. me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij me iniciale A.A.- V. , në atë mënyrë që pas një konflikti verbal që ka pasur me viktimën i pandehuri ishte pajisur me një pistoletë të tipit “Berta”, del nga shtëpia e tij e cila gjendet në rrugën “Hysni Morina”, në lagjen “Jeta e Re” , i afrohet bashkëshortes së tij viktimës A.A.-V., e drejton pistoletën në drejtim të saj, shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç ‘rast e njëjta goditet disa herë nga predhat e shtëna, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga vendi i ngjarjes lajmëron policinë, e në momentin kur emergjenca vjen në vendin e ngjarjes, nga mjeku i Emergjencës konstatohet vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Kujtojmë se i dyshuari jetonte në Zvicër bashkë me viktimën, e në këtë kohë po qëndronin për pushime në Kosovë.

Më Shumë

Driton Selmanaj takohet me Shoqatën “Esnaf” në Prizren: Ata janë zemra e gjallë e qytetit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me Shoqatën “Esnaf”, ku theksoi rolin e...

Prizreni fiton sërish – me dopietën e Kryeziut

Prizreni ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në Raiffeisen Ligën e Parë, duke mposhtur në transfertë Rilindjen 74 me rezultat 0-2, raporton PrizrenPress. Hero...

Lajmet e Fundit