Vjosa Osmani mobilizon LDK’në në Suharekë

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Suharekës. Ajo e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.“Kafe në Suharekë me aktivistët tanë të shkëlqyeshëm e të palodhshëm; bashkëbisedim i hapur me të rinjtë, gratë dhe mërgimtarët tanë” shkroi ajo.

Osmani nuk e la as pa e falënderuar edhe kryetarin e sapo zgjedhur të degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shalën.

“Faleminderit kryetarit të ri të degës, Dr.Ardian Shala, që na bëri bashkë”.

Vjosa Osmani është njëra ndër deputetet më të votuara në Kuvendin e Kosovës. Emri i saj përflitet si njëra ndër kandidatet për kryeministre nga radhët e LDK’së.

 

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit