Gashi: Qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, do ta kenë vëmendjen e institucioneve të Republikës së Kosovës

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në kabinetin e tij ka pritur përfaqësuesit e institucioneve të kulturës nga Lugina e Preshevës.Në një ceremoni solemne ka bërë shpërndarjen 135 titujve të librave të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha institucionet dhe bibliotekat me furnizim me libra, e me theks të veçantë institucionet shqiptare të kulturës në komunat e Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit, ministri Gashi shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me kulturën, rinin dhe sportin.

“Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë është edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Medvegjës dhe Bujanovc ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, theksoi ministri Gashi.

Ndërkaq, në anën tjetër përfaqësuesit e institucioneve të Kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u shprehën të kënaqur që për herë të parë kemi një takim me ministrin e Kulturës së Kosovës, duke falënderuar Ministrin Gashi dhe Institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovën Lindore.

 

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit