11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Begaj priti në takim konsullin e Kosovës në Danimarkë, Arton Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, konsullin e Republikës së Kosovës në Danimarkë, Arton Krasniqin. Ky takim kishte karakter pune, ku është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës, me komunat në shtetin e Danimarkës, bashkëpunim i cili ka filluar kohë më parë.

Fillimisht kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar konsullin Krasniqi, për vizitën dhe për angazhimet e tij në krijimin dhe forcimin e kontakteve me komunat në Danimarkë, si dhe për lehtësirat e krijuara për sjelljen e një donacioni, në inventar shkollor, për shkollat e Komunës së Malishevës.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Danimarkë, Arton Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij për angazhim në thellimin e bashkëpunimit me komunat në Danimarkë, kontakte të cilat i ka filluar qysh herët dhe beson se shumë shpejtë do të bëhen edhe vizitat e ndërsjella në mes të komunave në vend dhe komunave në Danimarkë.

“Komuna e Malishevës, e filluar kohë më parë këtë bashkëpunim me komunën Lejre në Danimarkë, dhe ky bashkëpunim do të thellohet në ardhmen”, tha konsulli Krasniqi.

Begaj e Krasniqi, biseduan edhe për mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve tjera, sidomos me mërgimtarët tanë në Danimarkë, të cilët praktikisht e kanë mundësuar sjelljen e donacionit në inventar shkollor për shkollat e Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit