8.2 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e sallës së sportit për ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e sallës së sportit për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, e cila është edhe shkolla më e madhe e këtij niveli në Komunën e Malishevës. Punimet në ndërtimin e kësaj salle, sot i kanë parë nga afër Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zv/ministri i MKRS-së, Rexhep Mazreku dhe drejtori komunal për arsimit dhe edukim, Blerim Thaçi.

Kjo sallë e sportit, po ndërtohet në kuadër të ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në shkollat e Komunës së Malishevës dhe është investim i Ministrisë së Arsimit.

“Punimet deri në këtë fazë kanë ecur mirë dhe sipas dinamikës së paraparë dhe besoj se shumë shpejt dhe brenda afat kohor, kjo sallë do të ndërtohet dhe do jetë në funksion për nxënësit e kësaj shkolle. Krijim i infrastrukturës së nevojshme shkollore, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i yni”, tha kryetari Begaj.

Nxënësit e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, deri më tani brenda mundësive të lejuara, herë pas here, e kanë shfrytëzuar sallën e sportit të gjimnazit “Hamdi Berisha”, por shfrytëzimi i rregullt dhe mbajtja e procesit mësimor ka qenë gati e pamundur dhe të dy këto shkolla e kanë penguar njëra tjetrën, për shkak të hapësirës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit