27.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Haradinaj nga Suhareka: Nuk ka logjikë që dikush të lejojë lëvizjen e kufijve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Suhareka ka përmendur edhe njëherë idenë për shkëmbim të territoreve, duke thënë se nuk ka logjikë që dikush i këtij populli, pa përmendur emra, të lejojë që të bëhet coptimi i Kosovës, apo lëvizja e kufijve.

Haradinaj tha se e drejta e kosovarëve për me qenë në troje të veta është mbyllë në vitin 1999, kur edhe mori fund lufta.

“99 e ka mbyllë të drejtën e Kosovës me qenë në troje të veta. Pra nuk është një e drejtë e humbur po një e drejtë që e ruajmë në memorie”, tha ai.

Sipas Haradinajt, nuk ka logjikë që të harrohet ajo se çka ka ndodhur e se dikush të përmendë copëtimin e Kosovës, në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve.

“A ka logjikë që na me e hekë prej memories që veç para 100 vjetëve janë pranë prej shpijave të veta janë vra janë torturu.  A ka logjikë që dikush i kësaj toke i këtij populli me leju edhe njëherë Serbia me kërku tokë të shqiptarëve, copëtimin e Kosovës, ose në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve na me dhanë për njohjen tonë. Deri kur?”, thotë ai.

Tutje, i njejti, këtu ka përmendur edhe porosinë e heroit Ramë Bllaca.

“Do ta bartim brez pas brezi porosinë e heroit Ramë Bllaca që me asnjë çmim të mos e lëshojmë tokën tonë. Me asnjë çmim dhe askush nuk ka me na nda prej tokës tonë. Ndoshta përpjekja e fundit të Serbisë, zhvendosja e 1 milionë njerëzve ishte finalja e madhe e një padrejtësia që ka ushtruar Serbia ndaj nesh. Jam i bindur që 99 e ka përmbyllë të drejtën tonë me qenë në troje të veta, me qenë zot shpije”, ka shtuar ai.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj këto deklarata i dha në fjalimin e tij që pati në Suharekë, ku u mbajt edhe tubimi përkujtimor me rastin e zbulimit të Pllakës të patriotit Ramë Bllaca, në fshatin Bllacë./GazetaExpress/

Më Shumë

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Dëshmitari Paul Williams mohoi se trupat gjermane kanë gjetur 15 të burgosur përfshirë edhe një person të moshuar i cili është gjetur i lidhur...

Lajmet e Fundit