9.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Avdyli: Ja pse Vjosa Osmani duhet të jetë kryeministre e Kosovës

Ish deputeti i lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli ka thënë për Front Online se tashmë janë shumë arsye pse Vjosa Osmani duhet të jetë kryeministre e ardhshme e Kosovës.

Sipas tij, Osmani ka aftësinë e saj për komunikimin me masën, është shumë e përkushtuar për temat e mëdha, ka shumë njohuri për çështjet kushtetuese, politike që kanë të bëjnë për Kosovën, si dhe ka një afrueshmëri me të rinjtë, gjininë femërore, etj.

“Ne si Kosovës me nominimin e saj kemi tregu se jemi shoqëri e emancipuar” ka thënë ai për Front Online.

Ndërsa i pyetur se çfarë mendojnë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër dhe se kur mund të ndodh një koalicion mes dy partive, ai ka thënë se LDK0ja nuk ka partner më të mirë se Vetëvendosjen.

“Ne kemi respekt për Albin Kurtin , por mendojmë se bashkëpunimi me të do të jetë në proceset e ardhshme, por tani për tani sipas gjitha gjasave nuk do të ketë bashkëpunim, me qenë se edhe ata e shohin si zgjedhje për Kosovën Albin Kurtin, por për koalicion pas zgjedhor ne nuk kemi partner më të mirë se Vetëvendosjen, ne do të jemi bashkë për ta nxjerrë Kosovës nga humnera. Cila parti të fiton do ta merë kryeministrin dhe do të jemi bashkë sepse i’a kemi borxh Kosovës. Por, sidoqoftë ne jemi vigjilent që ta shikojmë situatën politike, në momentin që shohim që këto partitë tjera po bëhen bashkë ne domosdoshmërish duhet të bëhemi bashkë dhe të hyjmë me një listë të përbashkët ku kandidati i cili merr më shumë vota të jetë kryeministër , por nëse nuk ka koalicion tjera ne nuk i frikohemi shkuarjes veç e veç te dy partive e bashkëpunimin tonë ta ndërtojmë pas zgjedhjeve “ ka thënë Avdyli

/ Front Online /

Më Shumë

Të premten në Suharekë, koncert klasik me veprat më të bukura shqiptare

Një koncerti klasik, i organizuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, do të mbahet më 24 janar 2025, në ora 18:00, në...

Policia shqiptoi 1801 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1801 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit