Kapen 22 qese me drogë në Prizren

Policia në Prizren ka kapur 22 qese plastike me substancë narkotike.

Dy persona janë arrestuar.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, tek ulësja e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një qese plastik enë të cilën kishte pasur njëzet e dy(22) qese plastike të vogla me substancë të dyshuar për narkotik e llojit marihuanë m epeshe 11.92 gram”, njofton Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një telefon Samsung”.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit