Abrashi konfirmon se do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosje për deputetë

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, do të jetë kandidat i kësaj partie për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga vetë Abrashi, i cili thotë se ndihet i nderuar që Lëvizja Vetëvendosje pranoi kandidaturën e tij për deputet.

“Jam falënderues për besimin e dhënë. Sikurse shumë të tjerë, në këtë garë zgjedhore do të angazhohem për ndryshimin e kërkuar. Rrjedhimisht, nga sot pres mbështetjen tuaj”, shkruan Abrashi.

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit