Haxhi Avdyli: Vetëm Vjosa Osmani mund ta nxjerrë Kosovën nga katrahura

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli beson fort se kandidatja për Kryeministre, Vjosa Osmani, mund ta nxjerrë nga katrahura, Kosovën.

Sipas tij, vendi është zhytur në keqpërdorime e korrupsion.

“Kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgatitjen profesionale, qëndrueshmërinë , guximin , ekipin, dijen dhe vendosmërinë që vendin ta nxjerrë nga katrahura e korrupsionit.

“Kosova përballet me keqpërdorime, korrupsion e zhvatje , prandaj vetëm Vjosa mund ta kthejë këtë vend në një shtet normal”, tha Avdyli për “PrizrenPress”.

Haxhi Avdyli në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në zgjedhjet e 6 tetorit, garon serish për deputet.

“Përvoja ime jetësore ne fazat e ndryshme historiken, përgatitja profesionale, puna në Kuvend dhe kontakti i im i përditshëm me njerëz , më ka krijuar njohuritë e duhura për problemet bazike të qytetareve”, tha Avdyli.

Sipas tij, qytetarëve u ka humbur besimi i perspektivës.

“Ata brengosen më shumë për humbjen e perspektivës ekonomike të vendit, se sa për temat e dialogut, e temat se kush ia nisi luftës i pari”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit