Thaçi synon që të lidhë Prizrenin me Kyoton e Japonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet në ish-kryeqytetin e Japonisë – Kyoto, i cili është qytet me histori dhe kulturë të lashtë.

Presidenti Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës.

“Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi ka takuar shumë përfaqësues shtetëror dhe të odave ekonomike në Osaka dhe Kyoto. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit