“Metallica” në Prizren, nëpërmjet ekranit të madh

Katërshja e grupit “Metallica”, James Hatfield, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, nëpërmjet ekranit të madh do të vijnë më 9 tetor në Prizren.

“DokuKino” do të jetë në mesin e mbi 3 mijë kinemave në mbarë botën, që do ta sjellin përmes ekraneve versionin e xhiruar të koncertit, “Metallica & San Francisco Symphony: S&M2”. Është një mundësi që mijëra fansa rreth botës të përjetojnë koncertin “S&M2” të grupit “Metallica”, shoqëruar nga Simfonia e San Franciskos, që ishte mbajtur më 6 dhe 8 shtator të këtij viti në “Chase Center”. Dirigjuar nga Michael Tilson Thomas, 35 mijë njerëz kanë ndjekur këto dy koncerte të cilat ishin xhiruar për t’u paketuar në versionin filmik, e që do të shfaqet nëpër kinematë botërore njëkohësisht, më 9 tetor.

Për ta përjetuar koncertin 150-minutësh në këtë mënyrë, “DokuKino” tashmë i ka nxjerrë në shitje biletat.

“Përveç shikuesve, të cilët kanë marrë pjesë në San Francisko, askush tjetër nuk ka pasur mundësi që ta ndjekë koncertin. Prandaj janë obliguar dhe e kanë realizuar në versionin kinematografik, si film, që me e paraqit për publikun”, ka thënë menaxherja e “DokuKinos”, Valtida Shukriu./Koha Ditore/

Më Shumë

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit