Prizren/ Prokuroria ngrit 13 aktakuza kundër 14 personave

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shkruan PrizrenPress.

Ndërsa, ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) të dyshuar në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person,

Po ashtu, kjo prokurori ka sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 5.m3. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit