Theret me thikë një i ri gjatë rrahjes mes nxënësve në Malishevë

Një person është plagosur me thikë në Malishvë gjatë një rrahje ku janë përfshirë pesë të rinj të kësaj komune

I lënduari me inicialet Q. K. emër i njohur për redaksinë, dyshohet se është goditur me mjetin e fortë në krahun e majtë. Për pasojë ai është detyruar të kërkoj ndihmë mjekësore në Malishevë për tu dërguar më pas për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Stacionin e Autobusëve të kësaj qyteze, teksa të dyshuarit të moshës 16 deri 20 vjec, nxënës të shkollës së mesme, janë përleshur mes vete për motive deri tani të panjohura.

Të dyshuarit me inicialet Q.K, Sh.B, P.TH, A.Sh dhe R.K, emra të njohur për redaksinë, janë shoqëruar në stacionin policor ku pas intervistimit, në prani të punëtorit të qendrës për punë sociale dhe avokatit, janë liruar.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një brisk dhe një shufër metalike që dyshohet se janë përdorur në këtë rast. /Sinjali

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit