Kurti viziton Lidhjen e Prizrenit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar sot Lidhjen e Prizrenit.

Kurti tha se ata do të vizitojnë sot edhe Lidhjen e Shkrimtarëve në Prishtinë dhe do të shkojnë në Prekaz.

“Sot do të fillojmë të vizitojmë tri shtëpitë tonat po e fillojmë këtu në kryeqytetin e Lëvizjes në shtëpinë e Lidhjes, në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

“Përveç se hymë brenda dhe pamë, librat  pikturat, veshjet dhe  dokumente të Lidhjes së Prizrenit, gjithashtu vendosëm edhe lule tek përmendorja e pjesëmarrësve.

“Prej këtu do të vazhdojmë në Lidhjen e Shkrimtarëve në Prishtinë dhe  Prekaz”, tha Kurti.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit