Mërgimtari nga Suhareka: Pas 10 vjetësh u kthyem për të votuar

Në fshatin Bllacë të Suharekës një grup i madh i mërgimtarëve kanë ardhur në mënyrë të organizuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Qefseri nga fshati Bllacë në një prononcim për T7, ka treguar se ka qenë organizator i një grupi mërgimtarësh që të vijnë në Kosovë për të ushtruar të drejtën për të votuar.

Ai thotë se kanë ardhur që të votojnë për një të ardhme më të mirë.

“Kemi ardhur në mënyrë të organizuar. Kam qenë sponsor i kësaj ardhje Pas 10 viteve ne mërgimtarët kthehemi për një qëllim që të votojmë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai për T7 nga shkolla “Ramë Bllaca” në Suharekë. /GazetaExpress/

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Lajmet e Fundit