24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Prizren/ Fëmijët asamblistë përfaqësojnë moshatarët e tyre

Fëmijët asamblistë përfaqësojnë moshatarët e tyre
Në ulëset e Kuvendit të Komunës së Prizrenit krahas kuvendarëve të rritur, herë pas here ulen edhe fëmijët. Ata janë nxënës të shkollave të mesme të ulëta të Prizrenit. Por në të njëjtën kohë përfaqësojnë fëmijët e këtij qyteti. Këtë përfaqësim e bëjnë përmes Asamblesë Komunale të Fëmijëve.

Në këtë trup ata angazhohen për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe ngrenë zërin kundër diskriminimit dhe padrejtësive të ndryshme që bëhen ndaj moshatarëve të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Asambleja Komunale e Fëmijëve në Prizren është themeluar pesë vjet më parë. Ndërsa përbërja e tanishme e AKF-së ka filluar mandatin nga viti 2017. Në krye të këtij trupi aktualisht është nxënësja e klasës së IX-të, Puhiza Shemsidini.

Një prezantim në shkollën e saj mbi rolin e kësaj Asambleje ka mjaftuar për ta bindur atë që të bëhet përfaqësuese e fëmijëve, me qëllim të adresimit të problemeve të përditshme të tyre.

“Kur e kam dëgjuar në shkollën time prezantimin për punën e AKF-së e kam gjetur vendin për adresimin e shqetësimeve, sidomos lidhur me diskriminimin, që në shkollën time kanë qenë të shumta. Njëkohësisht e kam konsideruar veten të denjë që pa ngurrim t’i adresoj problemet e të gjithë moshatarëve të mi”, ka thënë Shemsidini. Ajo ka sqaruar se në shkollë ka vërejtur diskriminim gjinor, sidomos ndaj djemve nga ana e mësimdhënësve, sikurse edhe ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara me përdorimin e termeve pezhorative ndaj tyre.

Ajo ka sqaruar se AKF-ja, mandatin e tanishëm e ka filluar në vitin 2017 dhe se përbëhet nga nxënësit e zgjedhur të 13 shkollave të mesme të ulëta të Prizrenit….(

Më Shumë

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit