Historia e Shtëpisë së Bardhë

Më 13 tetor të vitit 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, Ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800.Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë.

Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818. Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri që ka sot, ”Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Washingtonit.Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muzeum i presidentëve amerikanë. Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milionë e gjysmë turistë.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit