17.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me Institutin Shqiptar të Sociologjisë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë. Marrëveshjen e kanë nënshkruar zv.Rektori i UPZ-së, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, në emër të rektorit Temaj dhe drejtori i ISHS, Prof. Dr. Servet Pellumbi.

Marrëveshja parasheh mbështetje të ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të nxitur zhvillimin e shkencave, në veçanti të shkencave sociale dhe humane, për shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik të UPUH dhe studiuesit e bashkëpunëtorët shkencorë të ISHS; Vënien në disponim e literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner; Shqyrtimin e mundësisë për botimin, si organ të përbashkët të revistës shkencore “Studime Sociale” (Social Studies), themeluar në shtator 1997, revistë dygjuhëshe ndërkombëtare (ISSN 2309-3455, print; ISSN 2309-3471, online); Organizimin e përbashkët të serisë së konferencave vjetore ndërdisiplinore; në veçanti organizimin në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të konferencës ndërkombëtare të vitit 2020; konferenca e 15-të vjetore: International Interdisciplinary Conference: Comparative Studies in Modern Society; Balkans in European and Global Context”; Krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve, si dhe pasqyrimi i veprimtarive të përbashkëta në ëebsite-t e tyre; Kjo marrëveshje është e vlefshme për 5 (pesë) vjet. Ajo mund të zgjidhet para këtij afati me kërkesën e njërës palë duke njoftuar me shkrim palën tjetër gjashtë muaj më parë, sikurse mund të zgjatet me konsensusin e palëve.

Në takim ishin edhe prorektori për marrëdhënie me Jashtë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, anëtari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, profesori Prof. Ass. Bujar Gollopeni, të cilët kontribuuan në arritjen këtij bashkëpunimi të rëndësishëm për UPZ.

Më Shumë

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë. Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’,...

Lajmet e Fundit