UPZ lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Nacional në Chungnam të Koresë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin Nacional në Chungnam të Koresë, Fakultetin e Agrikulturës dhe Shkencave të Jetës, Divizioni i Shkencave të Kafshëve/ produkteve të qumështit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe nga Dong Il Jin, Ph.D. Dekan në këtë fakultet.

Marrëveshja është lidhur të hënën gjatë vizitës që po zhvillon rektori Temaj në Kore.

Në marrëveshje parashihet shkëmbim i profesorëve, studentëve, trajnime të stafit administrativ, studime të përbashkëta, përkrahje të UPZ, sidomos për Fakultetin e Shkencave të Jetës, drejtimin e Agrobiznesit në UPZ.

Rektori Temaj ishte i shoqëruar nga profesori i UPZ, Prof. Asoc. Dr. Shukri Maxhuni dhe z. Përparim Avdullahu, përkthyes në UPZ.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit