AAK-ja me asnjë deputet nga Prizreni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e ri të Kosovës do të ketë 13 deputetë.

AAK-ja që në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës hyri në garë në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 13 deputetë nga 14 sa mori krejt koalicioni.

Ndërkaq, asnjëri kandidatë nga dega e AAK-së në Prizren nuk ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kandidatët e AAK-së nga Prizreni ishin: Lulëzim Kabashi, Ilir Baldedaj, Ramiz Lugaxhiu, Ramize Sinanaj-Shala, Alush Shala /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit