20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Shtatë shkrimtarë bashkëkohorë, shtatë libra më vete nga kritiku Ali Aliu

Kritiku i mirënjohur, akademik Ali Aliu, vjen për lexuesin me një kontribut të cmuar, pikërisht mbi letërsinë bashkëkohore shqipe. Botimi më i fundit i tij, i përmbledhur në një kolanë, sjell shtatë libra studimorë për shtatë autorë të tri vendeve shqipfolëse, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në të gjenden, studime të veçanta mbi krijimtarinë letrare të shkrimtarëve dhe poetëve: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, Fatos Arapi, Kim Mehmeti, Majlinda Rama dhe Zija Çela.

“Janë të shumtë emrat e shkrimtarëve bashkëkohorë të shqipes, veprat e të cilëve i kam lexuar me vëmendje dhe mbresa të bëra publike… Gjatë një harku kohor mbi gjysmë shekulli, letërsinë tonë, bashkëkohore dhe të traditës, kudo krijohet ajo, e kam parë dhe ndjerë si një të tërën, të një trungu, edhe gjatë kohës së kufijve të rëndë. Disa nga ata autorë i kam ndjekur, hap pas hapi, duke mos e lënë jashtë vëmendjes asnjë vepër të tyre. Numri i të tillëve, autorëve të përfshirë në këtë kolanë (sipas alfabetit) Azem Shkreli, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Kim Mehmeti, Majlinda Rama dhe Zija Çela, janë edhe dhjetra, krijimtarinë e të cilëve e kam ndjekur të plotë dhe shpresoj që kjo kolanë të vijojë edhe më tej, me autorë të tjerë”, sqaron autori për lexuesit.

Shtëpia Botuese “Agora” që ka sjell këto botime cilësore, njofton në faqen e saj se librat janë hedhur në treg për lexuesin e gjerë, ndërsa njofton se kolana do të jetë edhe në Panairin e Librit në Tiranë, nga datat 13 – 17 nëntor. /GazetaLetrare.com

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit