13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Paraburgim ndaj një personi në Prizren që dyshohet se e drogoi një fëmijë

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurit me iniciale L. B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara me nenin 187 par.1 nëpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPP-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale – “faktin se kemi të bëjmë me substanca të dyshuara për të cilat nuk dihet se çfarë përmbajtje dhe rrezikshmërie ka e cila është përdorur nga i pandehuri duke ia dhënë fëmijës 11 vjeçar e cila si pasojë e përdorimit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, raporton Koha.net.

Andaj, Gjykata thotë se duke pasur parasysh peshën e veprave penale e cila në rastin konkret është e rëndë, pasi që i pandehuri dyshohet se ka kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve, shëndeti i popullatës e veçanërisht i të rinjve, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjore, e duke pasur parasysh karakteristikat e tija personale, dhe në anën tjetër vendosmërinë e tij për të kryer këto lloje të veprave penale, “të gjitha këto tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsëris veprat penale të natyrës së njëjte apo të ngjashme si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku ai jeton, pasi që edhe efekti në opinion është po ashtu mjaft i rëndësishëm për momentin”.

“Andaj, është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, potencon Gjykata.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, datë 07.11.2019 e cila masë do të zgjasë gjerë më datën 06.12.2019.

Më Shumë

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Lajmet e Fundit