Jasharaj: Ministri shkeli premtimin për mësimdhënësit e sëmurë rëndë

Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) po e kritikojnë ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, për mosrealizimin e premtimit për ta rregulluar ligjërisht pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve që vuajnë nga sëmundjet e rënda.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ndihen të mashtruar pasi, sipas tij, ka dy vjet që po presin të rregullohet kjo çështje. Pensionimi i parakohshëm i këtyre mësimdhënësve, sipas tij, është i domosdoshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri Bytyqi ishte zotuar se brenda vitit 2018 do ta zgjidhin problemin e këtyre mësimdhënësve. Më 23 gusht të vitit të kaluar, këshilltari i tij, Valmir Gashi, ka thënë për gazetën se ministri është duke i shikuar mundësitë ligjore në mënyrë që kjo çështje të rregullohet përmes një udhëzimi administrativ. Por që nga ajo kohë sipas burimeve të gazetës në MASHT nuk është marrë ndonjë hap.

Në Ministrinë e Arsimit nuk janë përgjigjur se çfarë është punuar në këtë drejtim.

Më Shumë

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit