3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mustafa: Kryeziu do ta fitojë Prizrenin

LDK pzKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha të dielën në Prizren, se partia që ai drejton po e ndien përkrahjen e frymës rugoviane për fitore nëpër komunat e Kosovës.

“Ne po e ndiejmë frymën e mbështetjes së qytetarëve për frymën rugoviane, për qeverisjen demokratike të komunave të Kosovës. Në kuadër të frymës së kësaj politike, ne do të jemi të fortë, të ndërgjegjshëm, për besimin dhe mandatin që do të na e japin qytetarët në zgjedhjet e tanishme lokale dhe në ato nacionale, që do të mbahen vitin e ardhshëm”, tha Mustafa.

Ai tregoi se LDK-ja synon ta marrë përkrahjen e shumicës së qytetarëve, sepse me fitoren e LDK-së Kosova, do ta ketë një qeverisje demokratike, do ta çojmë përpara procesin e integrimeve evropiane.”Do ta kemi një besim më të mirë të Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe do të kemi një miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara, ashtu siç thoshte dhe na e ka lënë amanet Presidenti ynë Rugova”

Kryetari i LDK-së, gjatë tubimit me qytetarët e Prizrenit, po ashtu tha se pas fitores së Eqrem Kryeziut në Prizren dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë,LDK-ja nuk do të ndalet, “por do të vazhdojë vitin e ardhshëm për t’i fituar zgjedhjet nacionale”.

Mustafa ka qenë kritik me mënyrën e menaxhimit të parasë publike, shpërndarjes së projekteve dhe menaxhimit të pronës në Prizren.

“Ne jemi të bindur se me fitoren e LDK-së nëpër komuna, puna në të gjitha nivelet do zhvillohet më mirë, buxheti do të shpërndahet më mirë, paraja publike do të shfrytëzohet si duhet. Me LDK-në pronarët e pronave do të kenë sigurinë e tyre dhe nuk do t’ju cenohet e drejta themelore e pronës, ndërsa shëndetësia do të jetë në nivelin siç e meritojnë qytetarët”.

“Ne jemi të bindur se do ta fitojmë komunën e Prizrenit, sepse puna e Eqrem Kryeziut, si ish-kryetar i Komunës, si deputet i Kuvendit të Kosovës, si nënkryetar dhe anëtarë i Kryesisë së LDK-së, na bën të bindur se ai është njeriu më i mirë, më i qëlluar, njeriu i cili mund ta realizojë fitoren e LDK-së në Prizren dhe njeriu, i cili do të punojë shumë për të mirën e banorëve të këtij qyteti”, tha Mustafa.

Ndërsa, z. Eqrem Kryeziu, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit, tha se me fitoren LDK-së, prizrenasit do të fitojnë një pushtet të përgjegjshëm, të vendosur dhe të drejtë. “Prandaj besimi i qytetarëve na obligon që të bëjmë më të mirën për qytetin dhe qytetarët”.

“Besimi që na u pat dhënë për shtatë vjet (gjatë qeverisjes së LDK-së në Prizren), ne nuk kemi bërë dallime me ato pak para që i kemi patuar atëherë dhe me ato hiç kompetenca në kohën e UNMIK-ut. Ne i kemi shpërndarë projektet gjithandej komunës së Prizrenit, pa marrë parasysh a kemi simpatizues të partisë, apo nuk kemi”, tha Kryeziu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Malishevë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:50. “Është arrestuar i dyshuari...

Lajmet e Fundit