Nisma në Prizren uron Ditën e Flamurit: Nëntori, muaj i lavdisë

Nisma në Prizren, përmes një komunikate për media ka thënë se 28 Nëntori është data më e rëndësishme e Rilindjes.

“Edhe pse Shqiptarët dhe Shqipëria po kalojnë momente të vështira nga tërmeti që e ka goditur një pjesë të Shqipërisë, historia na ka mësuar se festat edhe në kohë vështira janë kujtuar!”, thuhet në komunikatë të Nismës.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, uron gjithë shqiptarët me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë!”.
“Festat e Nëntorit janë festa të krenarisë sonë kombëtare dhe janë të shënuara në kalendarin tonë historik si ngjarje më të rëndësishme të kombit tonë”.

“28 Nëntori – Dita e Flamurit tonë kombëtar është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Kjo ditë e bekuar mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qëndresës së popullit shqiptar”.

“Nëntori, ky muaj i lavdisë, muaj që solli në jetë frymën e Lirisë, Komandantin Legjendarë Adem Jashari, si dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, le të bëhet udhërrëfyes drejtë rrugës për bashkim të shqiptarëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit