Rivarrosja e Hasan Prishtinës në Kosovë – midis harresës e kundërshtive

Ishte vrarë me disa plumba në një pasdite gushti të vitit 1933 në një skaj ku kryqëzoheshin rrugët “Çimsqi” dhe “Vogaxhiku” në Selanik. Nga të shtënat e atentatorit Ibrahim Çelo kishte mbetur i vrarë Hasan Prishtina.

Bëhej fjalë për njeriun i cili më 7 dhjetor të vitit 1921 ishte caktuar si kryeministër i Shqipërisë, por që kishte dhënë dorëheqje pesë ditë më vonë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ishte vetëm një nga episodet e veprimtarisë së tij të gjatë politike që kishte nisur qysh në përpjekjet për pavarësi të shqiptarëve nga Perandoria Osmane.

Sot eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Kukës, por prej vitesh Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar që mbetjet mortore të heroit të varrosen në këtë qytet. Kjo kërkesë ishte pasuar me një tjetër më të fuqishme: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte kërkuar rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar në Prishtinë.

Në qershor të këtij viti, një delegacion i Komunës së drejtuar nga Xhafer Tahiri ka vizituar varrin e heroit kombëtar në Kukës. Kishin thënë se Vushtrria është e gatshme për të ofruar hapësirën për ndërtimin e obeliskut për Hasan Prishtinën dhe organizimin e ceremonisë për rivarrimin e tij.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit