Specialja fton edhe Alush Shalën

Asamblisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Alush Shala është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë publik vetë Shala përmes një njoftimi në Facebook, duke treguar edhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur kësaj ftese.

“I dashur populli i Kosovës të respektuar bashkëluftëtar, ju njoftoj se para pak qestesh pranova ftesën si dëshmitar nga dhomat e specializuar në Hagë. Natyrisht që do i përgjigjëm pozitivisht kësaj ftese, edhe pse është e pa drejt. Rroftë UÇK-ja, lavdi Dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Shala në njoftimin e tij për publikun.

Sot gjatë ditës edhe një tjetër ish-luftëtarë tjetër nga Prizreni, Zafir Berisha, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit