-2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Miqtë ia djegën djalin për së gjalli, babai nga Suhareka kërkon burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka dënuar me 57 vjet burgim Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetahun për veprën penale vrasje e rënd.

Në këtë vend në fshatin Pecan, me duar të lidhura ishte sjellë Abedin Bytyqi nga fshati Semitshtë i Suharekës, në vitin 2016.

Ai ishte rrëmbyer në kërcënimin e armëve nga Murat dhe Reshat Ademi, të shtyrë nga bashkëshortja e të ndjerit Abedin Bytyqi.

Viktima ishte rrahur me mjete të forta, ndërkohë edhe ishte djegur i gjallë duke në këtë vend.

Krejt këto veprime përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që e kishte ngritur ndaj Murat Ademit, Reshat Ademit, Remisje Bytyqit dhe Fadil Fetihut.

Madje Gjykata Themelore në Prizren, një muaj  më parë për këto për veprën penale vrasje e rëndë i  gjeti fajtorë Murat Ademin Resmije Bytyqin dhe Fadil Fetihun.

Gjykata gruan e të ndjerit e ka dënuar me 20 vjet burgim, Murat Ademin me 25 vjet burgim, ndërkaq Fadil Fetihun me 12 vjet burgim.

Por me këtë vendim të gjykatës ka mbetur i pa kënaqur babai i të Abedin Bytyqit, Avdiu i cili kërkon burgim të përjetshëm për autorët.

“Unë dua që përjetë me i dënu se pa kurgj ma kanë djegë djalin se me pas mbytë apet po mu djeg more njeri qysh me u djegë, qysh s’di çfarë shpirti ka, me ma djeg djalin për përdhunimet e veta që i kanë bo. Jam kundër prokurorit dhe se nuk e kanë kryer punën si duhet se nuk i kanë dënuar sa duhet. Unë lypi me i dënu këta përjetë se kanë djegë djalin”, ka thënë babai i viktimës.

Babai i viktimës thotë se djali i tij nuk kishte probleme me asnjëri.

“Ata e dijnë për çka ka ndodh, na nuk dimë kurrgjë, ata vet e dinë kanë punu ata punë të flliqta me drogë kanë shit gra e cika në baz të akuzava”, thotë babi i viktimës.

Për këtë vendim të Gjykatës Themelores tani avokati mbrojtës i familjes Bytyqi ka bërë ankesë në Gjyaktën e Apelit pasi janë të pakënaqur me lartësinë e dënimit dhe për lirimin nga të gjitha akuzat të Reshat Ademit.

“Ne kemi paraqitur ankesë për dy baza, për lartësinë e dënimit dhe për të akuzuarin Reshat Ademit pasi mendojmë se  provat e vërtetojnë se i njëjti ka marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe konsiderojmë që gjykata do ta marrë për bazë. Ne jemi të pakënaqur pasi është liruar njëri pasi konsiderojmë që ka kryer edhe ai veprën dhe ka marrë pjesë”, thotë babi i viktimës.

Ndërkohë, ankesë në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Këtë kanë konfirmuar avokati i Resmije Bytyqit Bashkim Nevzadi dhe mbrojtësi i Murat Ademit,  Hajrip Krasniqi.

Ata pretendojnë se klientëve të tyre u është shqiptuar dënim i lartë.

- Advertisement -

Më Shumë

Panik në Turqi, tërmeti i fortë nxjerr njerëzit në rrugë

Ankaraja është lëkundur mbrëmjen e djeshme nga një tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter. Tërmeti u regjistrua në orën në 22:53 në epiqendër në Kalecik...

Meçi mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury mund të bëhet më i shtrenjti në botë

Gradualisht po dalin më shumë detaje se si do të duket marrëveshja e meçit të madh midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury që sipas...

Posta e Kosovës lidhë marrëveshje me “Prishtina Parking”

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica për realizimin e shërbimit...

Tayna konfirmon duetin me artistin me famë botërore

Prej kohësh, Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të huaj por që për shkak të pandemisë ishin shtyrë për një moment të dytë. Por...

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake nga marsi, sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e...

Thatësirë historike, Stambolli ka mbetur me 45 ditë ujë për qytetin

Stambolli mund të mos ketë asnjë pikë uji, në fundin e muajit shkurt. Alarmin e kanë dhënë vetë autoritetet turke, duke deklaruar se vendi...

Ariu shfaqet në Prizren, publikohet video

Ndërkohë që rrugët e malet janë të mbuluara me borë, një kafshë u pa në një fshat të Prizrenit. Përmes një videoje të publikuar nga...

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19. MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë,...

186 milionë euro u tërhoqën nga Trusti

Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Trusti i Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove. Ndërkaq, deri në javën...

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon urgjentisht lirimin e masave, paralajmëron edhe padi

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, duke kërkuar urgjentisht lirimin e masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online. Ata...

Zhduket një vajzë në Prizren

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast zhdukje në komunën e Prizrenit. Sipas raportit thuhet se dje rreth orës 18:00,...

Dënohen 556 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar të gjithë ata të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Lidhur me...

Vërshime të mëdha në Krushë të Madhe (VIDEO)

Vërshime të mëdha të rrugëve ka ndodhur edhe në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit. Një qytetar i këtij fshati ka publikuar një...

Humbën vendin e punës për shkak të pandemisë, vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët

Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë...

Aksident i rëndë në Prizren, dy persona bëhen për spital

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në Prizren të mërkurën rreth orës 19:15, raporton PrizrenPress. Sipas policisë, si pasoj i këtij aksidenti...

Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, policia gjobit 592 persona

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 592 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë. Policia e Kosovës po...

Lajmet e Fundit

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Emrat e kandidatëve për deputetë, të propozuar nga PDK-ja në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka propozuar shtatë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Emrat e propozuar dhe që janë dërguar në Kryesi...

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...