-2.9 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Ish-drejtori i Financave në Prizren kërkon kthimin në ekzekutiv

Posti i drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit ka mbetur vakant që prej muajit gusht të këtij viti, kur ish-drejtori Ertan Simitçi i KDTP-së pati dhënë dorëheqje për shkak të një aktakuze të ngritur ndaj tij nga Prokuroria.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, prej asaj kohe nuk ka emëruar drejtues tjetër në këtë dikaster komunal. Ndërsa së fundmi, ish-drejtori Simitçi ka bërë kërkesë te shefi i ekzekutivit lokal, sikurse edhe te KDTP-ja, për t’u kthyer në këtë pozitë, shkruan sot Koha Ditore.

Simitçi ka konfirmuar për gazetën dorëzimin e kërkesës në këto adresa. “Po, kam bërë kërkesë te kryetari i Komunës dhe organet e partisë për me u kthye në vendin e punës si drejtor i Financave. Shpresoj që për një kohë të shkurtër të marr përgjigje pozitive”, ka thënë Simitçi.

Ai ka theksuar se këtë kërkesë e ka bërë për faktin se procedura gjyqësore ndaj tij po zvarritet, ndërkohë që edhe Kushtetuta e Kosovës parasheh që çdo person i akuzuar për vepër penale “prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij në pajtim me ligjin”.

“Jam i gatshëm me u kthye në vendin e punës si drejtor i Financave, pasi procedura gjyqësore po zvarritet. Jam në gjendje me krye detyrën deri në përfundimin e procedurës gjyqësore me vendim të plotfuqishëm, pasi që edhe Kushtetuta parasheh prezumimin e pafajësisë për personin e akuzuar”, ka deklaruar Simitçi.

Sinjale për një kthim të mundshëm të Simitçiut në ekzekutivin lokal ka dhënë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haksuka, gjatë paraqitjeve mediale në javën e shkuar, me ç’rast pat theksuar se për këtë çështje nevojiten konsulta edhe me KDTP-në.

Më Shumë

Haradinaj në Suharekë: Numri 137 e shkurton rrugën drejt NATO-s

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim në Suharekë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë tubim tha se siguria në...

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i...

Lajmet e Fundit