Dështimi 10-vjeçar me vizat

Prej vitit 2010 krerët institucionalë të Kosovës kanë premtuar pareshtur heqjen e vizave për Kosovën. Por edhe tash, kur ka kaluar një dekadë nga nisja e varganit me zotime për liberalizim qytetarët po vazhdojnë ta kenë të pamundur të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Shengen. Qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës gjatë këtij 10-vjeçari dështuan t’i bindin shtetet e BE-së se i kanë plotësuar kriteret për heqjen e vizave.

Po bëhen dhjetë vjet prejse liderët institucionalë të Kosovës kanë nisur t’i servojnë para qytetarëve premtimet për heqjen e vizave. Qysh në vitin 2010 qe dhënë garancia se në një afat prej disa muajsh do të largohej përfundimisht regjimi i vizave.

I pari që pati nisur këtë avaz ishte kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. Njëjtë patën vazhduar edhe pasardhësit e tij Isa Mustafa e Ramush Haradinaj. Ky i fundit madje ende po vazhdon të japë data për liberalizim. Ka kaluar gati një dekadë prejse kanë nisur zotimet e tilla dhe qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbeten të izoluar.

Sikurse 2010-a, 2011-a, 2012-a, 2013-a, 2014-a, 2015-a, 2016-a, 2017-a, 2018-a, 2019-a edhe 2020-a për Kosovën pritet të nisë pa liberalizim të vizave. Ekspertët e procesit të integrimit thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është temë e diskutimit në Këshillin e Ministrave.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit