3.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

VV dhe LDK betonohen rreth postit të presidentit

Lidhja Demokratike e ka betonuar qëndrimin që koalicioni me Vetëvendosjen të nënshkruhet vetëm me kushtin që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe posti i presidentit. Këtë e ka bërë nëpërmjet organit më të lartë partiak – Këshillit të Përgjithshëm, të cilin e ka mbledhur të mërkurën kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Por, në Vetëvendosje kanë thënë se nuk do t’ia përmbushin “apetitin” LDK-së. Skeptik se do të arrihet marrëveshja është shfaqur edhe pretendenti për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka thënë se LDK-ja do të duhej ta mblidhte Këshillin pasi të jetë arritur marrëveshja, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, pavarësisht mungesës së marrëveshjes, Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës i ka nisur procedurat për konstituimin e legjislaturës së shtatë. Nëse partitë shkojnë pa marrëveshje në seancën e 26 dhjetorit, atëherë do të përsëritej ngërçi i vitit 2014 dhe 2017.

LDK-ja insiston në presidentin

Të mërkurën në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi Këshillin e Përgjithshëm.

Pas takimit treorësh, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shpalosur qëndrimin e këtij organi partiak përkitazi me marrëveshjen eventuale të koalicionit me VV-në. Këshilli ka kërkuar që në marrëveshje të reflektohet përkrahja të cilën e ka marrë kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit, qoftë në ndarjen e përgjegjësive apo edhe në programin qeverisës, për të cilin dy partitë tanimë janë dakorduar. Sipas interpretimit që Këshilli i ka bërë rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, LDK-së duhet t’i takojë posti i kryetarit të Kosovës, i kryeparlamentarit, posti i zëvendëskryeministrit të parë, si dhe ndarja e ministrive të bëhet në mënyrë të barabartë…

VV-ja nuk e pranon kërkesën e LDK-së për presidentin

Pas këtij zhvillimi, kanë reaguar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e përjashtuar mundësinë që t’i pranojnë kërkesat e LDK-së.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e do edhe kryeparlamentarin, edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar në “Facebook”, anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu..

Më Shumë

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Lajmet e Fundit