Gjet Ndoj, drejtor i Arkivit të Shtetit të Shqipërisë

NdojKryetari i Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare është emëruar nga
kryeministri Edi Rama drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit. Dje Ndoj është
prezantuar në institucionin e ri që do të drejtojë nga këshilltari juridik i
kryeministrit Rama, Artur Metani, para administratës së Arkivit Qendror. Ndoj,
me profesion historian, ishte kryetar i AAK, e cila hyri në koalicionin
parazgjedhor të drejtuar nga PS dhe LSI në zgjedhjet e 23 qershorit. Partia që
ai drejton mori 3575 vota në këto zgjedhje, ndërsa në muajin korrik drejtuesi i
koalicionit fitues, Edi Rama, e emëroi koordinator të koalicionit fitues për
zbatimin e marrëveshjes së PS-së me 35 partitë aleate.

Gjet Ndoj, me profesion historian, numëron
disa botime të karakterit historik. Në vitin 2005 ai boton “Udha e
shqiptarëve”, në 2006 Gjin Marku dhe lufta, në 2009 Ndoj boton “Antologji
historike”, ndërsa në 2012 ai është bashkautor me pesë studiues të tjerë në
librin “Mirdita në konferencë”.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit