18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Prizreni ka edhe një kala tjetër – quhet Kalaja e Cucës

Vizitorë të shumtë mahniten me bukurinë e Kalasë së Vjetër që mund të shihet pothuajse nga secila pjesë e qytetit. Mirëpo të paktë janë ata vizitorë që e dinë se Prizreni ka edhe një kala tjetër që njihet me emrin Kalaja e Cucës. Ajo gjendet në luginën e Lumbardhit, 3 kilometra në lindje të qytetit, në anën e djathtë të rrugës për në Prevallë.

Supozohet se Kalaja e Cucës është ndërtuar në vitin 1214, ndërkaq sipas një legjende atë e kanë ndërtuar mbretërit e Rrafshit të Dukagjinit, për të strehuar vajza gjatë kohës së luftës.

Historiani Enver Batiu, thotë se për këtë kala sillen dhe fliten shumë legjenda ngase këtu mbretërit e Rrafshit të Dukagjinit, të cilët kanë jetuar në zonën e Prizrenit, gocat e tyre kur kanë shku në luftë i kan siguru aty dhe kanë qenë të sigurta, sepse kjo kala ka bë njërën ndër pikat më strategjike për ruajtjen e qytetit të Prizrenit. Ka qenë e lidhur me rrugë me Kalanë e qytetit, e pastaj me Kalanë e Dervengradit më lartë, ku rruga është ndarë në dy pika, njëra nga Prevalla  ka shku për Nish kurse tjetra nga Bjeshkët e Rrasave ka kaluar Bjeshkët e Sharrit dhe ka ra për Tetovë, thotë Batiu për TV Prizrenin.

Për çudi, para disa viteve Kalanë e Cucës nuk mund ta vizitonit lehtë. Për të hyrë në objektin e sajë së pari duhej të merret leja e priftërinjve nga Sërbia dhe KFOR-i që ishin vendosur pas luftës në Manastirin e Kryeengjujve.

Kalaja e Cucës përveq një bukurie të rrallë dhe mureve të trasha i ka bërë një rezistencë pothuajse 2000 mijë vjeçare kohës, thotë historiani Enver Batiu. Kalaja e Cucës shtrihet në një sipërfaqe prej 75m2, muret e ndërtuara prej guri dhe llaqi gëlqeror, në një lartësi mbidetare prej 650 metrash.

Në kohërat e lashta Kalaja e Cucës ka shërbyer si hyrje për në Kalanë e vjetër të qytetit. Kalanë nëpër kohëra e kanë shfrytëzuar romakët dhe bizantinët. /tvprizreni.info/

Më Shumë

FPSRK në aksion për mbrojtjen e peshkut – konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec, Krushë e Lukinjë

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit