Zafir Berisha: Prizreni po keqqeveriset nga VV-ja dhe LDK-ja

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, në konferencën e fundvitit, ka akuzuar pushtetin lokal për keqqeverisje.
Sipas tij, koha po tregon se dalja e Nismës nga qeveria lokale, ka qenë e drejtë.

“Nisma Socialdemokrate në Prizren, gjatë vitit 2019 u angazhua në jetën institucionale të qytetit tonë dhe deri në Shtator ishte pjesë e qeverisë komunale në Prizren, ku mori vendim që të mos jetë më partner me njerëz të papërgjegjshëm të cilët nuk e kishin idenë për përgjegjësinë që kanë, dhe vazhuan të veprojnë në kundërshtim me ligjin e në interes të individëve dhe për xhepat e grupeve parapolitike”, tha ai.

“Se vendimi ynë për të dal nga qeverisja në Prizren ka qenë i drejtë po tregon edhe koha, ku pak muaj pasi u larguam shpërthyen aferat korruptive të koalicionit LVV-LDK, të cilët tashmë po ja kalojnë edhe atyre që qeverisën para tyre”.
:NISMA nuk pranoi të jetë pjesë e një qeverie ku keqpërdoret paraja dhe pasuria publike, andaj NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren do të vazhdojë angazhimin poltik edhe më fuqishëm gjatë vitit që po hyjmë (2020), ku në kuadër të përpjekjeve për të rritur performancën e saj gjatë muajve të parë të vitit të ri, do të përqendrohen edhe në riorganizimin e të gjitha strukturave të saja për të ngritur besueshmërinë të cilën nuk e arriti në vitin që po e lëmë pas”.

“Keqqeverisja në Prizren është e papranuar për ne dhe qytetarët dhe si Nismë nuk do të heshtim përballë asnjë shkelje që dëmton interesin e qytetarëve, e veçanërisht para katrahurës në arsim ku po përfundon gjysëmëvjetori i parë i vitit shkollorë dhe rreth 70 puntorë të pranuar në konkurs të rregullt nuk shkojnë në punë për shkak të ndërhyrjes kundërligjore të Mytaher Haskukës i cili duhet të jap përgjegjësi për afro 20 mijë orë mësimi të humbura!”.

“NISMA Socialdemokrate në Prizren të gjithë qytetarëve, aktivistëve, si dhe miqve i uron festat e fundvitit, si dhe ju dëshiron që viti 2020 të jetë vit i realizimit të synimeve tona të përbashkëta”.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit