10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Princesha Elia Zaharia Zogu promovon “Trëndafilin e bardhë” më 26 dhjetor në Prizren

Princesha Elia Zaharia Zogu do të promovojë librin e saj “Trëndafili i bardhë” edhe në Prizren.

Ngjarja për përrallen që i dedikohet Mbretëreshës Geraldinë do të mbahet në librarinë “Altera” të enjten e 26 dhjetorit; me fillim prej orës 18:00.

Nëpërmjet përrallës “Trëndafili i bardhë” autorja rrëfen kohën e artë të fëmijërisë së Geraldinës, vështirësitë në jetën e saj, pasionin për lulet e trëndafilat e bardhë, njohjen me mbretin Zog të shqiptarëve, ardhjen e saj në Shqipëri, martesën, e deri te lindja e princit Lekë.

Vet autorja e librit në një video ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të bëhen pjesë e këtij promovimi dhe shpreson se do të kënaqen së bashku.

“Miq që jetoni në Prizren! Të gjithë ju që më keni shkruar nga ky qytet plot traditë, kulturë e histori, këtë të enjte datë 26 dhjetor ora 18:00 ju pres në librarinë ‘Altera’ për t’ju takuar më në fund dhe për t’ju prezantuar me përrallën time Trëndafili i bardhë! Mos mungoni”, tha ajo.

Promovimi i Librit “Trëndafili i bardhë” nga Princesha e ShqipërisëElia Zaharia Zogu në Librarinë Altera.Dhurata të shumta për fëmijë me datën 26.12.2019

Gepostet von Altera am Montag, 23. Dezember 2019

Më Shumë

Has: Hiqet pllaka e vendosur nga Azem Syla në shtëpinë e heroit Mehmet Osmanaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Has, ka bërë të ditur se është larguar pllaka e vendosur në shtëpinë...

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit