Princesha Elia Zaharia Zogu promovoi librin “Trëndafili i Bardhë” në Prizren

Princesha shqiptare, Elia Zaharia Zogu sot në Prizren ka promovuar librin “Trëndafili i Bardhë”, që i kushtohet Mbretëreshës shqiptare Geraldinë.

Princesha e kurorës, Elia Zaharia Zogu theksoi se eksperienca që përjetoi me këtë libër, është e pa krahasuar deri tani, me asnjë lloj eksperience artistike që ka përjetuar më parë, sepse po i jep mundësinë që të takojë shumë shqiptarë, shumë fëmijë, shumë prindër, shumë gjyshër dhe kjo është një pasuri e jashtëzakonshme.

“Është shumë emocionuese, që përralla ‘Trëndafili i bardhë’, e ka pasur premierën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë dhe gjithashtu është një lumturi shumë e madhe që vij në qytetin e Prizrenit, një qytet plot me tradita, një qytet shumë i bukur, një qytet që ka aromë kulture. Për këtë ju përgëzoj shumë, sepse duket që e doni qytetin tuaj, edhe kujdeseni për të, jeni një shembull edhe për ne dhe shumë qytete shqiptare”, tha ajo.

Ajo tha se ka pasur fatin që nga Princi Leka – nipi i Mbretëreshës Geraldinë, është njohur me kujtime familjare dhe gjatë shkrimit të librit ajo ka pasur mundësi të konsultohet me të, kryesisht për karakterin e Mbretëreshës, në mënyrë që libri të jetë në përmbajtje sa më afër botëkuptimit të Mbretëreshës.

Fatlum Hetemi përfaqësues i Shtëpisë botuese “Albas”, tha se ndjen kënaqësi të vërtetë që ndodhet në një mjedis me dashurues të librit “Trëndafili i Bardhë”.

“Një bashkëpunim i këtillë, për në është privilegj, sepse para lexuesit kemi ofruar një libër, i cili në vetvete mbërthen, jo vetëm vlerat e larta letrare, artistike, por vlera të larta edhe historike, e kombëtare”, tha Hamiti.

Libri “Trëndafili i Bardhë” është botuar nga Shtëpia botuese “Albas”, raporton KosovaPress.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit