Haskuka ndan mirënjohje për Halil Kastratin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka ndarë mirënjohje drejtorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, në nder të punës së tij humanitare në këtë komunë.

Ai këto komente i ka bërë në ceremoninë e cila po mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku shoqata Jetimat e Ballkanit në vigjilje të 10 vjetorit të themelimit të saj po dhuron 128 shtëpi për nevojtarët.

“Vetëm në komunën tonë janë 50 shtëpi që i kemi ndërtuar së bashku me “Jetimat e Ballkanit” në dy vitet e fundit, pa e llogaritur edhe shtëpitë që i kanë bërë këta si shoqatë më herët. Këtë mirënjohje po e japim për ndihmën që e ka dhënë në ndihmë të strehuarve në Prizren, që ishin të prekur nga tëmeti në Shqipëri”, ka shtuar Haskuka.

Ndryshe, në ngjarjen e madhe që po zhvillohet në Prizren, ku po dhurohen 128 shtëpi për nder të 10 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, po marrin pjesë shumë figura politike dhe nga jeta shoqërore shqiptare.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit