8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekën në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekën në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekën e Prizrenit. Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe drejtorit të BKKPB z. Fazli Gajraku dhe drejtoresha e BP-së znj. Sahadete Sadikaj.

Në thelb të marrëveshjeve është shkëmbimi i botimeve bibliografike dhe shkencore, shfrytëzimin e resurseve institucionale, trajnimin në menaxhimin e bibliotekës, anëtarësimin e studentëve dhe mësimdhënësve si lexues, qasjen në mbi 700 mijë tituj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. .

Pastaj organizimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta, etj..

Palët e vlerësuan lartë arritjen e këtyre marrëveshjeve që shkon në interes të institucioneve posaçërisht studentëve dhe stafit të universiteti.

Më Shumë

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit