Erdogan dhe Rama, sot në Prizren

Edi dhe ErdoganiKryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojnë sot Prizrenin. Erdogan dhe Rama do të shoqërohen nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

Ata  në orën 15:00  në sheshin “ Shatërvan”, do të mbajnë nga një fjalim para qytetarëve të kësaj komune.

“Ftojmë  të gjithë qytetarët e Komunës sonë, që në mënyrë madhështore të presim, mikun e madh të Kosovës, njëherit qytetarin e nderit të Komunës së Prizrenit z. Rexhep Taip Erdogan i shoqëruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri ynë Hashim Thaçi”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Komuna e Prizrenit është përkujdesur që qytetin e Prizrenit ta stolisë dhe përgatisë për protokollin më të lartë institucional e qytetar që pritja e tre kryeministrave të jetë sa më vllazërore, siç e ka në traditë Komuna dhe qytetarët e Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Lajmet e Fundit