Me pastërtin e shpirtit

Sahit F. Osmani

Viti ka hyrë i shpejtë
Të ndalë vërshimën e trazirave
Shuen zjarrin e ndezur në gjuhë
Flet me heshtjen e ngrir?
Përndez errësirën në lëkurën e natës
Yjtë gufojnë me shkëlqimin e tyre
Shkrijnë brymën e vesës në gjijtë e tr?ndafilave

Viti ka hyrë i lehtë
Barrën e rëndë e ka ngarkuar mbi supet e kohës
Që padrejtësishtë ka shkaktuar dhimbje
Mbi paqen e rruzullit të dashurive njerëzore
Kanë kafshuar liritë
Kanë përgjakur drejtësitë
Kanë shaluar kurrizin njerëzor
Dhembshurinë e lirive ta bartin me plagë
në shpirt

Viti ka hyrë i mirë
Siç janë të mir? dhe njerëzit
Të rrjedhë me dritën e mirësisë
Si lumi pa vërshime duke k?nduar
Brigjeve me fëshfëritjen e gjetheve
e gjuhën e zogjve
Ku dashuritë me forcën e tyre tërheqin
Dhe bashkojnë njerëzit me njëri-tjetrin

Viti ka hyrë i ri me pastërtinë e shpirtit

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit